... Nami.al

“Ju erdhi fundi” – Protestuesit entuziastë pas lajmit se deputetja socialiste u largua nga PS: Do bien një nga një si gurë dominoje

Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste, ka entuziasmuar protestuesit.

“Sot nuk kisha plan të flisja, por sapo na erdhi një lajm që tregon se sa e madhe është kjo protestë. Sot një nga gurët e shahut të PS-së sapo ka rënë.

Një deputete ka dhënë dorëheqjen nga Partia Socialiste. Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, sapo ka thënë: “Jam deputete e pavarur”. Ju erdhi fundi.

Kjo, në fakt, na tregon se ne duhet të qëndrojmë në shesh. Do bien një nga një si gurë dominoje. Ne e vlerësojmë vendimin e deputetes, por themi që kjo është gjysma e punës.

Gjysma tjetër është t’i bashkohet turmës në shesh dhe bashkë me ne të këndojë: “Rama, jep dorëheqjen”.

Do të jemi këtu derisa kryeministri të ngelet vetëm, dhe e di kur ngelet vetëm, në qeli”, tha një protestues.