... Nami.al

Ky është i riu që humbi jetën pas të shtënave me armë në Kamëz

Në foto është Ardian Baloshi 27 vjeç, i cili humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dervish Luzha”, ku 27-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.

Policia e Shtetit ka ndërmarrë menjëherë veprime për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Sipas burimeve zyrtare, në kërkim është shpallur Sadik Llanaj 39 vjeç, i cili dyshohet se është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij menjëherë pas krimit.

Forcat e Policisë, në bashkëpunim me strukturat speciale të RENEA-s, vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, i cili konsiderohet i armatosur.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.