... Nami.al

Vrasja në Paskuqan, Sadik Llani rezulton me precedentë penal. Ishte i dënuar për drogë dhe vjedhje

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me armë zjarri sot në Kamëz në rrugën “Dervish Luzha”, ku mbeti i vdekur Ardian Baloshi, që u qëllua nga Sadik Llani.

Mësohet se Sadik Llani është person me precedent të mëparshëm penal.

Në vitin 2015, kur ishte 28 vjeç u arrestua nga policia së bashku me 3 pjesëtarë të familjes së tij, ndërsa u sekuestrua edhe një sasi heroine e ndarë në disa doza gati për t’u shitur.

Po ashtu ai rezulton i dënuar edhe për vjedhje.