... Nami.al

Të shtëna me armë zjarri në Paskuqan, vritet një person, identifikohet autori (EMRI)

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Paskuqan, paraditen e të hënës.

Mësohet se fillimisht Ardian Baloshi, 26 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Rrethanat janë ende të paqarta ndërsa autori është identifikuar si Sadik Llanaj dhe policia po punon për kapjen e tij.