... Nami.al

Edi Rama nxjerr socialistët në Tiranë, pak metra larg protestuesve që kërkojnë largimin e tij

Partia Socialiste pritet të festojë 35-vjetorin e themelimit të saj më 12 qershor në Sheshin Italia në Tiranë.

Organizimi është planifikuar të nisë në orën 17:30, ndërsa anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Socialiste janë njoftuar të jenë të pranishëm në këtë orar.

Kujtojmë që në Tiranë prej ditësh protestohet kundër Qeverisë.

Protestë që pritet të zgjasë edhe për shumë ditë.

Ndaj dhe pritet se si do të shkojë situata më 12 qershor, pasi pak më poshtë ku do mbahet festa e PS, protestuesit mblidhen kundër Edi Ramës.