...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur të dërgojë për gjykim pesë persona të akuzuar për vepra të rënda penale, përfshirë trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Vendimi u mor në seancën paraprake të datës 1 qershor 2026 nga gjyqtarja Olkeda Lice, pas pranimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Të pandehurit që do të përballen me gjykim janë Erjon Hoxhara, Eltjon Bregasi, Mariglen Shusha, Donial Drolli dhe Elton Hamza.
Sipas dosjes, ata akuzohen për “trafikim të narkotikëve”, “kultivim të bimëve narkotike”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”.
Gjykata ka vendosur kalimin e çështjes për gjykim në themel, duke mbyllur fazën e seancës paraprake. Vendimi është i formës së prerë dhe nuk lejon ankim.
Çështja tashmë do të shqyrtohet në gjykimin kryesor në GJKKO.