... Nami.al

“Rama në burg, Berisha në burg”, mijëra qytetarë mbushin rrugët e Tiranës

Mijëra qytetarë kanë protestuar sërish sot kundër projektit në Zvërnec ka vijuar këtë të martë, duke shënuar në këtë mënyrë protestën e tretë radhazi.

Me një ndalesë të shkurtër para Ministrisë së Brendshme, turma u ndal më gjatë përballë Kryeministrisë. Parullat kryesore ishin kundër qeverisë, pa kursyer edhe opozitën.

Kryefjala e çdo aktivisti që foli ishte largimi i qeverisë, por edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, që shoqëruan fjalët e tyre.

Gjithashtu, qytetarët brohoritën parrullat “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria nuk është për shitje”, ndërsa  kërkuan ndalimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.