...
Për të tretën ditë me radhë, mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë.
Tashmë ata nuk protestojnë më vetëm për Zvërnecin, por edhe kundër Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Në një moment, disa protestues të udhëhequr nga Altin Goxhaj, kanë tentuar madje të hyjnë edhe brenda Kryeministrisë.
Por protestuesit e tjerë në kor kanë kundërshtuar, duke e cilësuar provokim këtë kërkesë.
Interesante është ndërkohë, fakti që këto ditë, nuk ka pasur asnjë prani policore.
Në momentin që disa protestues tentuan të hyjnë në Kryeministri, është shfaqur vetëm një polic.
Ndërsa për gardh mbrojtës as që bëhet fjalë!