... Nami.al

Protesta kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura, qindra qytetarë para Ministrisë së Brendshme!

Aktivistë të mjedisit, protestues të shoqërisë civile dhe qytetarë të ndryshëm u mblodhën këtë të diel pasdite për të protestuar në kryeqytet përpara Ministrisë së Brendshme për të kundërshtuar ndërtimet në Zvërnec të Vlorës.

Protesta erdhi një ditë pas përplasjeve të aktivistëve në Zvërnec aty ku u përplasën me rojet e sigurisë private të kompanisë që ka nisur ndërtimet në Zvërnec.

Një prej qytetarëve që protestonte u mor zvarrë nga rojet private dhe u dhunua.

Sakaq, në protestën e sotme, një prej aktivistëve, Taulant Binaj u shpreh sot se Shqipëria nuk shitet, dhe se kjo nuk është një betejë vertëm për Zvërnecin por për gjithë Shqipërinë.

Problemi sipas tij themelor, është ligji i vitit 2024 për zonat e mbrojtura e miratuar nga mazhoranca.