...
Partia Demokratike ka bërë publike listën e kandidatëve fitues për anëtarë të Këshillit Kombëtar, të dalë nga votimet e zhvilluara në Kuvendin Kombëtar të mbajtur më 30 maj 2026.
Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, rezultatet janë nxjerrë pas përpunimit të tabelave të numërimit nga 13 komisionet përkatëse, duke përcaktuar emrat që do të përbëjnë organin më të lartë vendimmarrës të partisë mes dy kuvendeve kombëtare.
Në listën fituese bëjnë pjesë figura të njohura të jetës publike dhe politike, mes tyre edhe reperi Stresi, si dhe djali i liderit të ndjerë demokrat Azem Hajdari.
Partia Demokratike vlerësoi pjesëmarrjen dhe vullnetin e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për të tejkaluar minimumin statutor të përfaqësimit të të rinjve. Sipas PD-së, të rinjtë përbëjnë rreth 30 për qind të listës fituese, dyfish më shumë se kuota minimale prej 15 për qind e parashikuar në statut.
Gjithashtu, në përbërjen e re është respektuar edhe kuota për përfaqësimin e grave dhe vajzave, në përputhje me ndryshimet e fundit statutore dhe objektivin e shpallur për hapjen dhe ripërtëritjen e partisë.
Në njoftim sqarohet se lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të plotësohet më tej me përfaqësuesit e diasporës. Referuar nenit 44, pika 2 e Statutit të PD-së, 15 për qind e anëtarëve do të përzgjidhen më vonë me propozim të kryetarit të partisë dhe me miratimin e Kryesisë së Partisë Demokratike.
LISTA E PLOTË












