... Nami.al

Zjarr në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Një incident është regjistruar sot pasdite në kryeqytet, ku është raportuar një zjarr në ambientet e Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në një kabull dhe nuk raportohen dëme.

“Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë.

Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.