... Nami.al

Gjendet i pajetë punonjësi i Gardës, dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë, ku punonjësi i Gardës së Republikës Albert Gradica është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, “rreth orës 07:05, në një banesë në zonën e Rrugës së Dibrës, është konstatuar i pajetë shtetasi A. G., rreth 42 vjeç”.

Burimet bëjnë me dije se 42-vjeçari e ka kryer vetëvrasjen me armën e shërbimit, në shtëpinë e tij. Dyshohet se të pranishëm kanë qenë edhe familjarët e tij.

Ata dyshojnë se 42-vjeçari kishte shfaqur shenja të depresionit për shkak të disa problemeve familjare ekonomike dhe shëndetësore