... Nami.al

E rëndë në Fier/ 68-vjeçari gjendet i pajetë pranë rrugës, policia: Dyshohet për shkaqe natyrale

Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është gjetur i mbytur, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore në vendngjarje, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku pritet të kryhen procedurat përkatëse dhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Sipas burimeve policore, viktima rreth 68 vjeç dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi nuk konstatohen shenja dhune në trupin e tij.

Policia ka shkuar në vendngjarje rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm pas telefonatës së familjarëve.

Aktualisht, grupi hetimor po merr deklaratat e familjarëve se në cilën orë është larguar nga banesa, historikun shëndetësor dhe nëse ka konflikte me dikë.