...
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Tiranë, ku i plagosur ka mbetur 34-vjeçari Juxhin Hamajezi.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 23:55, Hamajezi është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ishte plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Vetë 34-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se konflikti ka qenë i çastit, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të përfshirë në plagosje.