...
Një moment i shkurtër dhe disi i pazakontë është regjistruar gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, ku ministri i Jashtëm Ferit Hoxha është ulur për pak çaste në karrigen e kryeministrit Edi Rama.
Ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimeve në sallë, teksa ministri po zhvillonte një bisedë me zëvendëskryeministren Albana Koçiu.
Fotot tregojnë një punonjëse të Administratës së Kuvendit e cila është afruar dhe i ka kërkuar të largohet, duke i bërë me dije se në atë karrige lejohet të ulet vetëm kryeministri.
Pas ndërhyrjes, ministri është ngritur menjëherë dhe është rikthyer në vendin e tij, ndërsa diskutimi mes tij dhe zëvendëskryeministres ka vijuar normalisht më pas.