... Nami.al

Aksident në Tiranë, makina përplas biçikletën në rrugën “Bardhyl”

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i shtrirë në rrugë dhe nga pamjet shihet teksa kalimtarët i vijnë në ndihmë, por nuk dihet ende gjendja e tij.