...
Para ndeshjes Elbasani-Tirana, e vlefshme për javën e fundit të Superiores, janë regjistruar episode dhune.
Pas përplasjes jashtë stadiumit, dy tifozeritë u përleshën mes tyre edhe në ambientet brenda “Elbasan Arena”.
Si pasojë e këtyre trazirave, disa persona kanë mbetur të dëmtuar përpara se situata të vihej nën kontroll.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të rendit bëri të mundur largimin e personave nga pista e fushës dhe qetësimin e situatës në tribuna.
Pavarësisht tensioneve të larta dhe dëmeve të shënuara, ndeshja ka nisur sipas orarit zyrtar të përcaktuar nga Federata.