...
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të premte në Durrës, ku po zhvillohet ceremonia zyrtare e prezantimit të fazës së dytë të projektit “EU4Municipalities”, në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve.
Përpara nisjes së ceremonisë, kryeministri Rama u pa në një takim informal duke konsumuar kafe me kryebashkiakët socialistë të pranishëm në aktivitet.
Projekti financohet nga Bashkimi Europian me një fond prej 10 milionë eurosh, ndërsa Gjermania ka kontribuar me një shtesë prej 1 milion euro. Fokus i kësaj nisme është mbështetja e drejtpërdrejtë e bashkive për përmirësimin e shërbimeve publike, infrastrukturës vendore dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.
Në aktivitet marrin pjesë përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa në fokus do të jenë investimet dhe bashkëpunimi për zhvillimin lokal.