... Nami.al

Era e fortë në Vlorë thyen pemët, vështirësi në qarkullim

Era e fortë gjatë paradites së sotme ka sjellë probleme në disa zona të qytetit, duke shkaktuar thyerje pemësh dhe rënie degësh në rrugë.

Për shkak të erës me shpejtësi të lartë, disa rrepe janë dëmtuar, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për kalimtarët.

Menjëherë në terren kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë punuar për hapjen e rrugëve dhe largimin e degëve të thyera, duke normalizuar situatën.

Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për shkak të motit të paqëndrueshëm.