...
Administratori i Akademisë së Sigurisë, Milton Nushi, ka mohuar spekulimet se videoja e cila qarkullon për një ushqim me krimba, nuk është e vërtet dhe as e ambienteve të Akademisë së Sigurisë.
Në një prononcim për mediat, Nushi tha se studentët fillimisht morën ndihmë në infermierinë e institucionit dhe më pas u dërguan në spital.
Sipas tij, dyshimet paraprake u lidhën me konsumimin e ushqimit, ndërsa janë njoftuar menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Shëndetit Publik, të cilët kanë marrë mostrat për analizë.
“Në ambientet tona nuk konsumohet uthull, vidoeja që ka qarkulluar në rrjetet sociale nuk është e tanishme, mund të ketë vite ndoshta, por te ne konsumohet vetëm vaj dhe kripë. Helmim nuk ka ndodhur asnjëherë, ushqimi është i mirë shumë. Menutë që përdoren janë sipas standarteve të vendosura nga ministritë përkatëse. Cilësia është shumë e mirë. Çdo gjë vjen me çertifikata. Do presim të shofim rezultatet për të parë çfarë masash do ndjekim. Mësimi vijon normalisht, dhe ushqimi po ashtu. Kompanisë i është bllokuar produkti”, tha Administratori Nushi.
Ai theksoi se ushqimi i ofruar në Akademi është i standardeve shumë të mira. Ai pranoi se mund të ketë pasur ankesa nga studentët lidhur me larmishmërinë e menuve, por jo për cilësinë e ushqimit.
“Kanë pasur shqetësime studentët pas konsumimit të vaktit të drekës. Rreth 55 studentë në total. Janë cuar në infermierinë këtu dhe më pas në QSUT. Dyshimi është se ka ndodhur as konsumimit të ushqimit. Kanë një menu ditore për cdo vakt, ushqimi është i standarteve shumë të mira. Mund te kete pasur ankesa për punën e llojshmërisë por që ushqimi është i mirë. Nuk kemi pasur asnjë problem helmimi deri tani. Kemi njoftuar AKU dhe Shëndetin Publik, të cilët kanë marrë mostrat.
Ky është rasti i parë. Më duket në 2016 ka qenë një rast. Kontrata e re me kompaninë, por ka pasur edhe kontrata të mëparshme. Të shëndetit publik po marrin sërish analizat e studentëve. Helmimi ka qenë formë e lehtë. Nuk mund të them nga se ka ardhur pa folur institucionet. Gjendja e studentëve është e mirë. Mund ta kishim menaxhuar edhe këtu në infiermeri, por për të qenë më të sigurt i dërguam në QSUT. Ushqimi përgatitet në një vend tjetër, atje ku ka licencimin kompania. Tre vaktet. Cilësia e ushqimit është e mirë“, tha ai.