...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita u pyet nga gazetarët në lidhje me atentatin në Lezhë, ku u vranë burrë e grua, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.
Ai tha se autorët janë ende në kërkim, por theksoi se RENEA ka zhvilluar disa kontrolle.
“Policia që në momentet e para ka bërë një komunikim të drejtpërdrejtë. Hetimet kanë vijuar edhe sot në mëngjes kemi kryer disa kontrolle me forcat speciale RENEA, por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorëve”, tha Hita.
Ndërsa i pyetur për protestën e 8 majit të opozitës, Hita deklaroi se janë marrë të gjitha masat, ndërsa u shpreh se nëse do të ketë veprime të kundraligjshme do të veprojnë sipas procedurave.
“Janë marrë të gjitha masat. Kjo protestë, leja është kërkuar për bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe aty duhet të përqendrohet. Në rast të verimeve joligjore do veprohet në bazë të procedurave standarde dhe në bazë të Kodit Penal”, deklaroi drejtori i policisë, Skënder Hita.