...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hitaj, ka dalë këtë të enjte, më 7 maj, në një konferencë për mediat ku ka njoftuar se do të ndryshojë forma e komunikimit me publikun.
Hita bëri të ditura disa nga masat e reja që lidhen veçanërisht me mënyrën e përcjelljes së lajmeve dhe informacionit për publikun, duke theksuar se këto ndryshime vijnë pas shqetësimeve tëshumta të qytetarëve lidhur me mënyrën se si raportohen ngjarjet dhe përcillet informacioni.
Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Hita njoftoi se të dhënat statistikore mujore dhe vjetore do të publikohen rregullisht dhe do të jenë të aksesueshme për publikun në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
Po ashtu, për ngjarjet më dinamike, komunikimi do të bëhet në kohë reale, por në mënyrë të filtruar dhe të verifikuar nga strukturat përkatëse.