...
Një ngjarje e rëndë ndodhi të enjten në qytetin Linz të Austrisë, ku tre persona humbën jetën pas të shtënave me armë zjarri pranë një restoranti.
Sipas mediave austriake, një burrë i moshuar qëlloi fillimisht një grua të moshuar dhe më pas një grua më të re. Dyshohet se viktimat ishin bashkëshortja dhe vajza e tij.
Pas krimit, autori vrau edhe veten, policia konfirmoi se nuk ka rrezik për qytetarët dhe se arma e përdorur në ngjarje është gjetur. Forca të shumta policie vijojnë operacionin në zonë.