...
Gjendet i mbytur në lumin Osum 30-vjeçari nga Berati, David Shehaj.
Ai ishte larguar nga banesa më 30 prill dhe i ati kishte denoncuar në polici zhdukjen e tij.
Pas informacioneve të marra nga banorë të zonës, të cilët kishin deklaruar se e kishin parë 30-vjeçarin duke u hedhur në lumë, autoritetet nisën kërkimet përgjatë rrjedhës së Osumit.
Në operacion u angazhuan strukturat e policisë së Beratit, si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të repartit ushtarak në Poshnje.
Pas kërkimeve, trupi i tij i pajetë i 30-vjeçarit u gjet mesditën e sotme në fshatin Remanicë.