... Nami.al

“500 euro ose do të publikojmë videon intime”/ Arrestohet 17 vjeçari që shantazhonte një grua në Tiranë!

Një 17-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi nëpërmjet shantazhit me foto e video intime i kishte marrë 500 euro një 38-vjeçareje.

Kjo e fundit kallëzoi rastin në polici se adoleshenti së bashku me një 21-vjeçar e kishin kanosur për t’iu dhënë 500 euro.

Lidhur me rastin në kërkim është shpallur 21-vjeçari, ndërsa u sekuestruan shuma e parave që i është marrë 38-vjeçares (500 euro) dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Privacy”.

I morën para një shtetaseje, që të mos i publikonin foto dhe video intime, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 500 euro dhe 2 celularë.

Menjëherë pas kallëzimit nga një 38-vjeçare, se dy shtetas e kishin kanosur për t’iu dhënë 500 euro, që të mos i publikonin në rrjete sociale, foto dhe video intime të saj, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Privacy”, si rezultat i të cilit:

-u vu në pranga një 17-vjeçar dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi E. D., 21 vjeç.

Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, i cili nga hetimet dyshohet si autor i vjedhjeve në disa subjekte në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave që i është marrë 38-vjeçares (500 euro) dhe 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.