... Nami.al

Homazhet për Servet Pëllumbin, djali Arben Pëllumbi: Na mësoi të mos ulim kokën përballë padrejtësive!

Arben Pëllumbi, djali i ish kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi ka mbajtur një fjalim plot emocion në homazhet në ndër të babait të tij.

Mes të pranishëm, ku ishte edhe kryeministri Rama, deputetë e ministria, Arben Pëllumbi deklaroi se “është krenar që është djali i profesor Servet Pëllumbit”.

Ai vlerësoi figurën e të atit, ndërsa tha se këshillat dhe fjalët e tij do ta shoqërojnë përgjithmonë.

“Na mësoi se jeta duhet jetuar me ndershmëri, me përgjegjësi dhe dashuri për familjen. Na mësoi të qëndrojmë te fortë edhe kur jeta bëhet më e vështirë, të mos ulim kokën përballë padrejtësive dhe te ruajmë dinjitetin. Fjalët dhe këshillat e tij do na shoqërojnë përgjithmonë.

Largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh, por edhe një dritë të fortë, shembullin e jetës së tij dhe kjo dritë do na udhëheqë”, tha djali i tij, ish deputeti i PS, Arben Pëllumbi.