... Nami.al

U rrëzua aksidentalisht nga ura, mbytet në lumë 60-vjeçari në Devoll

Një 60 vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një lumë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 60 vjeçari ishte banues në Kurilë, por ka shkuar tek disa të afërm të tij në fshatin Vishocicë.

Viktima ka qëndruar deri vonë në një lokal të fshatit dhe në kohën që do të kthehej, ka kaluar në një urë dhe është rrëzuar aksidentalisht.

Kjo dyshohet se ka ndodhur pasi viktima ka qenë në gjendje të dehur, edhe sipas asaj që thonë personat që kanë ndenjur me të në lokal.

Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të përcaktojë shkaqet por grupi hetimor i policisë konfirmon se ngjarja është aksidentale për shkak të kqyrjes që iu bë vendngjarjes. Policia vijon hetimet lidhur me rastin