...
Një tjetër “fole” prostitucioni është zbuluar dhe goditur e këtë herë në kryeqytet.
Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar dy shtetase të huaja, një vietnameze dhe një kineze, të cilat kishin marrë banesa me qira dhe i kthyen ato në strofkulla për aktivitetin ilegal me qëllim përfitimi.
Gjithashtu u procedua penalisht edhe një person i tretë. U sekuestruan pasaporta, 3 celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.
Autoritetet kanë zbuluar se këto dy shtetase të huaja, kishin marrë me qira, apartamente në Rrugën e Durrësit dhe në rrugën “Mine Peza”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të qiramarrjes së apartamenteve në zona të ndryshme të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionet e koduara:
-“Network”, gjatë të cilit u arrestua shtetasja vietnameze, P. Th., 33 vjeçe, pasi dyshohet se në rrugën “Mine Peza”, kishte marrë një apartament, me qira ditore, për të ushtruar prostitucion;
-“Foleja 7”, gjatë të cilit u arrestua shtetasja kineze, Y. W, 43 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në Rrugën e Durrësit.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.