... Nami.al

Rama drekon me nipin e Mitsotakis në Derviçan të Dropullit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar së fundmi një takim me nipin e homologut të tij grek, Grigoris Dimitriadis, në Derviçan të Dropullit.

Lajmi është konfirmuar nga mediat greke të cilat ditën e sotme publikuan foto ku kreu i qeverisë shqiptare shfaqet krah Grigoris Dimitriadis.

Takimi mes dyshes në fjalë raportohet se nuk është vetëm miqësor, pasi pika kulmore e vizitës së Dimitriadisit ishte prezantimi i bustit të Konstantinos Mitsotakis, një vepër e kuruar personalisht nga Rama.

Gjatë vizitës së tyre në Derviçan, mësohet se Rama dhe Dimitriadis vizituan edhe muzeun e pikturës.

Pak çaste pas vizitës në muzenë u pikturës thuhet se ata u zhvendosën në Terihat, ku Rama shtroi një drekë për Dimitriadis në një nga restorantet e zonës.

Takimi i Ramës me Grigoris Dimitriadis u realizua dy javë pasi kreu i qeverisë shqiptare mori pjesë në punimet e Forumit Ekonomik të Delfit në Athinë, ku u takua dhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.