... Nami.al

Noizy në SPAK, zbulohet për çfarë është thirrur

Reperi Noizy dhe babai i tij Bashkim Rajku janë paraqitur në GJKKO në procesin ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.

Ata janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.