...
Arben Pëllumbi, biri i një prej figurave më të spikatura të së majtës shqiptare, Servet Pëllumbit, ka reaguar për ndarjen nga jeta të njeriut të tij të shtrenjtë, farit të tij i cili e udhëhoqi përgjatë gjithë jetës së tij.
Përmes një postimi të cilin ashtu sikurse dhe çdo njeri nuk do të donte kurrë ta bënte, por për fatin e keq ligji i jetës është i tillë, ai ka ndarë me ndjekësit këtë lajm të kobshëm dhe duke i treguar me krenari të gjithëve se sa krenar është që është djali i Servet Pëllumbit.
Mes kujtimeve dhe mirënjohjes, ai e ka sjellë figurën e të atit e një njeriu që jetoi me dinjitet dhe me një dashuri të pakushtëzuar për familjen, dijen dhe vendin.
Për të, nuk ishte veçse një baba, por edhe mësuesi i parë, udhërrëfyesi i përhershëm dhe forca ku mbështetej në çdo sfidë.
“Sot u nda nga jeta babai im, Servet Pëllumbi! Profesori siç e thërrisnin të gjithë, ishte një njeri që jetoi me dinjitet, mendim të thellë dhe dashuri të pakushtëzuar për familjen, dijen dhe Shqipërinë. Për mua ai ishte më shumë se një prind, ishte udhërrëfyes, mësues dhe forca ime morale. Largimi i tij më lë një boshllëk të pazëvendësueshëm, por vepra, fjala dhe shembulli i tij do të jetojnë përherë. Mirënjohje pa fund që pata fatin ta kem baba. U prehsh në paqe”, shkruan Arben Pëllumbi.
Servet Pëllumbi mbylli sytë përgjithmonë pasditen e 5 majit, duke lënë pas një trashëgimi të gjerë në jetën politike dhe akademike të vendit.
Ai ka pasur një karrierë të gjatë në radhët e Partia Socialiste dhe në Kuvendi e Shqipërisë, ku u shqua si një ndër figurat më jetëgjata dhe aktive. Pëllumbi ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Kuvendit, si dhe atë të nënkryetarit të Partisë Socialiste në vitet e para të pluralizmit.
I lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë, ai kreu studimet e larta në Universitetin e Petersburgut, ku u titullua doktor i shkencave në Letërsi.
Karrierën e nisi si pedagog në Institutin Pedagogjik të Korçës dhe më pas në Universitetin e Tiranës, për t’u bërë më vonë pjesë e strukturave drejtuese politike.