...
Personi që shihni në foto është Nikoll Radaçi, 57-vjeçari i cili ditën e sotme i preu jetën në mes dy të miturve.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:20 në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit ku 57-vjeçari me shpejtësi skëterrë përplasi me mjetin e tij tre të miturit të cilët ishin duke luajtur në lagjen e tyre.
Fatkeqësisht si pasojë e përplasej dy 10-vjeçarët ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që shoku i tyre 8-vjeçar është duke luftuar për jetën në spitalin e Traumës, aty ku dhe u dërgua me urgjencë pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Burime për mediat bëjnë me dije se shoferi i fuoristradës tip “Benz” ngjyrë të bardhë rezultoi se ishte në gjendje të dehur në momentin kur dhe mori para tre fëmijët.
Ai ka qenë me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin, duke kaluar në trotuarin ku dhe tre të miturit po luanin me top.
Menjëherë pas aksidentit, Radaçi, i cili po ashtu është banor i zonës, u arratis nga vendi i ngjarjes, mirëpo ndërhyrja e menjëhershme e efektivëve solli dhe arrestimin e këtij shtetasi.
Aktualisht ai ndodhet në Komisariatin e qytetin, ndërkohë që policia është duke punuar me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.