...
Kjo e dielë ka shënuar një bilanc tragjik të aksidenteve në qarkun e Durrësit.
Një turist i huaj ka humbur jetën ndërkohë që po drejtonte motorin në zonën e Kepit të Rodonit.
Bëhet fjalë për një shtetas koreano-jugor, i cili ka rënë nga lartësia.
Më herët një aksident me përmasa tragjike u regjistrua në zonën e ish-Kënetës, ku makina e drejtuar nga 57-vjeçari i dehur Nikoll Radaçi përplasi tre fëmijë teksa po luanin në trotuar.
Dy prej tyre humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.