...
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të diel në fshatin Balldre, Lezhë.
Sipas informacioneve të para, dyshohet të jetë një atentat, ku si pasojë të kanë mbetur dy viktima, Krenshik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.
Mujeci, së bashku me dy vëllezërit e tij, L.Mujeci dhe J.Mujeci, dyshohen për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur dhe si Gent Mëhilli, më 6 tetor 2016.
Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Shkodër- Velipojë, pranë vendit të njohur si Mali i Jushit.
J.Mujeci, së bashku me vëllezërit e tij, i kishin prerë rrugën kamionit me të cilin Mëhilli transportonte miell. Kur ai braktisi automjetin dhe tentoi të largohej përmes fushave, vëllezërit hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Shkak për ngjarjen, ishte bërë një konflikt mes viktimës dhe vëllezërve një ditë më parë.