...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
Rreth orës 16:45, tek Ura e Çerkezës, automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndërsa drejtuesja shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.