...
Autoritetet amerikane kanë ndaluar një anije mallrash me flamurin iranian, e cila sipas burimeve zyrtare po përpiqej të kalonte përmes një bllokade të vendosur nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi ndërhyrjen duke deklaruar se anija ishte paralajmëruar paraprakisht që të ndalonte, por nuk iu bind urdhrit.
“Ndaluam një anije mallrash me flamurin iranian. Anija u përpoq të kalonte bllokadën amerikane,” tha Trump në një deklaratë për mediat.
Ai shtoi se forcat amerikane kanë marrë tashmë kontrollin e plotë të anijes, duke theksuar se operacioni u krye pa incidente të mëdha.
Detaje të mëtejshme mbi ngarkesën e anijes apo destinacionin e saj nuk janë bërë ende publike, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë informacion në vijim.