... Nami.al

“Dërgoi gardistin e tij për të terrorizuar çiftin e pensionistëve” – Akuza e Berishës për Altin Dumanin

Pasi u paraqit në SPAK për masën e sigurisë, kreu i PD-së Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat e forta ndaj ish-kreut të SPAK Altin Dumani.

Berisha hodhi akuza ndaj Dumanit se ka përdorur gardistët që e shoqërojnë, për të kërcënuar një çift pensionistësh që iu kishte shitur apartamentin, xhaxhai i gruas së tij, Andon Pango.

“Pra, kishin paguar apartamentin ata, Pango e kishte shitur tek një tjetër apartamenti dhe tani Troplini i ligjit i dërgonte banditin për të terrorizuar dy të moshuar që të mos i binin në qafë mashtruesit. Do e dërgojmë videon të gjithëve”, theksoi Berisha.

Berisha ka deklaruar se Pango është i dënuar me 6 vite burg, por ndodhet në SHBA dhe prej 5 vitesh nuk dërgohet vendimi i gjykatës për ekstradimin e tij.

Deklarata e Berishës

Po kujt ia ka porositur thoni ju? Dëgjoni pak mashtrimin e madh. Porosinë e ka bërë tek Andon Pango, delinkuenti Andon Pango. Është xhaxhai i bashkëshortes së Altin Troplinit. Prisni tani.Kjo foto është marrë nga video që do u dërgohet ju. Në foto është Andon Pango, në apartamentin e të cilit është futur në vitin 2004 dhe e ka porositur në vitin 2006, dhe është badigardi i Altin Troplinit me mbiemër Njemza apo Njomza. Po pse ka shkuar mbrojtësi, gardisti i Troplinit tek Andon Pango? Siç do shihni videon, banditi i Altin Troplinit është përdorur për të terrorizuar një çift të moshuarish, të cilëve Andon Pango ua kishte shitur dy herë apartamentin.

Pra, kishin paguar apartamentin ata, Pango e kishte shitur tek një tjetër apartamenti dhe tani Troplini i ligjit i dërgonte banditin për të terrorizuar dy të moshuar që të mos i binin në qafë mashtruesit. Do e dërgojmë videon të gjithëve. risni se është më tutje. Pra, badigardi që qeveria e paguan për mbrojtjen fizike të personit të dhënë, përdoret për terror ndaj qytetarëve për të nxjerrë nga apartamenti dy të moshuar që e kishin paguar apartamentin, por që xhaxhai i zonjës Dumani e kishte shitur edhe njëherë.

Për këtë mashtrim të Andon Pangos, gjykata e dënon me 6 vite burg. Andon Pango ndodhet në SHBA ku mesa duket lan paratë e Dumanit, sepse siç e kanë treguar në video, ai është duke hedhur valle bashkë me dhëndrin e tij, në një klub në Nju Jork. Ç’ndodh tjetër? Andon Pangos, Altin Pango, Altin Dumani, Troplini e me radhë, ia mban prej pesë vitesh, nuk dërgon vendimin e gjykatës në Apel, në mënyrë që çështja të parashkruhet. Është diku në këto gjykatat e faktit.

Prej pesë vitesh është dënuar me 6 vite burg. Është edhe gjykatësi që e ka dënuar. Konkretisht me datën 5.1.2021, tamam 5 vite, por meqenëse ka dhëndër Altinin, vendimi i tij nuk shkon në Apel, duhet të vdesë në sirtaret e gjykatës së faktit. Ky është vetëm kapitulli i parë, kapitulli tjetër i Altin Troplinit do e keni radhën që vjen.