... Nami.al

Skandali mjedisor në Shkodër/ Tymi i dendur ndot zonën, prej dy ditësh në flakë landfilli i Bushatit!

Problematika e trajtimit të mbetjeve urbane vijon herë pas herë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në ambient dhe cilësinë e jetës së banorëve që ndodhen pranë këtyre landfilleve.

Prej dy ditësh zjarri ka përfshirë landfillin e Bushatit në afërsitë Shkodrës duke shkaktuar një ndotje serioze për banorët që ndodhen pranë këtij landfilli mbetjesh.

Ndikimi i reve dhe aroma e rëndë e tymit kanë prekur edhe Shkodrën.

Sipas nënkryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, në territorin e së cilës ndodhet ky landfill, zjarri në masivin me mbetje dyshohet te ketë rënë si pasojë e reaksioneve kimike të mbetjeve.

Landfilli i Bushatit, që prej viti 2011 menaxhohet nga një firmë private, e cila ka fituar të drejtën e këtij menaxhimi për 35 vite.