...
Këngëtarja Tuna Sejdiu është përfshirë së fundmi në një aksident rrugor.
Media “Prive” shkruan se, këngëtarja nuk ka qenë shkaktare e aksidentit.
Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për asnjë lëndim apo problem shëndetësor për Tunën.
Ajo ka shpëtuar pa pasoja fizike, ndërsa aksidenti ka rezultuar vetëm në dëme materiale në automjetin e saj.
Deri më tani, vetë këngëtarja nuk ka reaguar publikisht lidhur me këtë incident, ndërsa pritet që në vijim të ketë një qëndrim apo sqarim nga ana e saj.