...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale zhvillimin e një vizite në Abu Dabi. Qëllimi i kësaj vizite, siç thekson kreu i qeverisë, është shprehja e drejtpërdrejtë e solidaritetit vëllazëror me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed.
Kjo vizitë vjen në një periudhë të trazuar për rajonin e Gjirit Arabik. Përmes mesazhit të tij, Kryeministri theksoi mbështetjen për vendet mike, duke mbajtur një qëndrim të qartë ndaj zhvillimeve të fundit.
Lidhur me situatën dhe sfidat me të cilat po përballen këto vende, Rama shkruan në postimin ne rrjetet sociale:
“Abu Dabi, për të shprehur drejtëpërdrejtë solidaritetin vëllazëror me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, në këtë kohë të trazuar për vendet mike të Gjirit Arabik, të cilat jam i bindur se do të dalin më të forta se kurrë më parë nga sprova e një konflikti ku u bënë shënjestër e hakmarrjes së verbër të një shteti të mbetur në një qoshe të errët të historisë”.