...
Në procesin ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe shtetasve Behar Brajoviç e Edmon Preka, për vrasjen e Gjin Ndojit në gusht të vitit 2020, GJKKO pranoi kërkesat e avokateve për provat që do të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndër to dhe dërgimin e një letër-porosie të re në Francë për sqarimin e burimit të të dhënave SKY ECC.
Avokatëve iu pranua dhe kërkesa që të merret si provë edhe një vendim i autoriteteve gjyqësore holandeze që nuk ka lejuar ne vitin 2019 përgjimin masiv të përdoruesve të SKY ECC.
Ndërkohë, seancën e ardhshme do të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK, me shtetasin Jozi Kraja alias Ndoj, vëllain e viktimës i ekstraduar në fillim të këtij viti nga Zvicra për llogari të dosjes “Revanshi”, dhe të dashurën e viktimës.