... Nami.al

Izraeli kërcënon Iranin me sulme ‘edhe më të dhimbshme’

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka paralajmëruar se vendi i tij do të nisë sulme “edhe më të dhimbshme” kundër Iranit nëse nuk arrin një marrëveshje në negociatat me Shtetet e Bashkuara.

“Irani po përballet me një udhëkryq historik. Ky është momenti i tyre i zgjedhjes – midis një ure drejt së ardhmes dhe një humnere izolimi dhe shkatërrimi”, thotë ai.

Ai thotë se nëse Irani zgjedh opsionin e dytë, do të “zbulojë shumë shpejt” se objektivat që Izraeli nuk i ka goditur ende janë “edhe më të dhimbshme se ato që ne kemi sulmuar tashmë”.

“Zgjedhja është në duart e tyre dhe pasojat janë mbi ta”, përfundon ai.