...
Një 22-vjeçar i dyshuar se shpërndante lëndë narkotike për adoleshentët e shkollave është arrestuar ditën e sotme.
Policia e Dibrës bëri me dije se vuri në pranga të dyshuarin me inicialet L.K.
Njoftimi i policisë:
“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë në lagjen “Nazmi Rushiti”, dhe arrestuan shtetasin L.K., 22 vjeç, banues në Peshkopi, në tentativë për të shitur doza kanabisi. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Objekt i shitjes së drogës ishin kryesisht adoleshentët.
“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas disa ditësh hetimesh në terren, kanë siguruar informacion për një shtetas që shiste lëndë narkotike kanabis adoleshentëve”, shpjegoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.