...
Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla ka paditur në GJKKO për shpifje dhe fyerje kreun e PD-së Sali Berisha.
Mësohet se Balla e ka paditur kryedemokratin për akuzat e “Fyerjes” dhe “Shpifjes te kryer botërisht”, parashikuar nga neni 119/2 dhe 120/2 i Kodit Penal.
Bëhet fjalë për një postim të kreut të PD-së ditën e djeshme në rrjetet sociale, i cili e akuzonte Ballën se ka liruar nga Burgu i Peqinit, Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës, i cili konsiderohet si kreu i një grupi kriminal mjaft të rrezikshëm në Elbasan.
Berisha duke iu referuar një “mesazhi nga qytetari dixhital”, shkruan “Balla ka nxjerrë nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit”.
Postimi i plotë:
Breaking News.
Taulant Bego Jaris nxjerr nga burgu i Peqinit Mario Çelën!
Të dashur miq, Taulant Balla ka nxjerrë dje nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit.
Sqaroj publikun se Mario Çela ndër të tjera është personi me të cilin Taulant Balla është i regjistruar në bisedë telefonike për angazhimin e kartelit të drogës Çelaj të Elbasanit përkundrejt arrestimit nga policia të bandës rivale të kartelit Çelaj gjë që ndodhi në përputhje me marrëveshjen.
Lexoni denoncimin e qytetarit digjital dhe transkriptin e bisedës së Taos me Mario Çelën.