...
Kompania e ndërtimit “Arlis”, e cila ka ndërtuar kompleksin ku ra zjarri dje, tha sot se kishte nënshkruar një kontratë me një kompani të sopecializuyar që i dha garanci se fasada e përdorur në pallatin që u shkrumbua, do ishte me material kundër zjarrit.
“Për të gjitha punimet e fasadës për objektin në fjalë, shoqëria ka lidhur marrëveshjet respektive me shoqëri tregtare, të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, të cilët janë zotuar dhe kanë marrë përsipër të kryejnë me përgjegjësi të plotë ligjore shërbimet e ofruara dhe të kontraktuar.”, thuhet në deklaratën e kompanisë “Arlis”.
Kompania në fjalë thotë se “ka të gjitha çertifikimet e materialeve sipas standarteve europiane dhe legjislacionit në fuqi, të cilat na janë vënë në dispozicion nga kontraktorët që kanë kryer këto punime”.
Procedurat kërkojnë që çdo aktivitet gjatë procesit të ndërtimit, të kqyret nga një supervizor i pavarur, i përzgjedhur nga kompania e më pas nga një kolaudator, përpara se nga Bashkia të jepet leja e përdorimit.
Lidhur me zjarrin janë arrestuar katër persona, ndërsa disa katër të tjerë, mes të cilëve edhe pronari i kompanisë “Arlis” do hetohen në gjendje të lirë.
Enver Ademi (Inxhinieri i kompanisë Arlis), Altin Furtuna (kontraktori që ka bërë fasadën), Agron Cara (Administrator i pallatit) dhe R.S (Menaxhere e marketit) janë arrestuar lidhur me zjarrin ku u lënduan 11 qytetarë, zjarrfikës e efektivë policie ndërsa Armand Lilo (Pronar i kompanisë Arlis), 2 punonjëse të marketit dhe Sh. B. (Kontraktuar për ndërtimin e kompleksit) do hetohen në gjendje të lirë.