... Nami.al

Babai godet aksidentalisht me makinë fëmijën 3-vjeç, niset me helikopter drejt Traumës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, ku një fëmijë 3-vjeçar është goditur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i tij.

Menjëherë pas aksidentit, fëmija është dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të rënduar, ekipet mjekësore kanë vendosur që fëmija të transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Nuk dihen ende detajet e plota mbi rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.