... Nami.al

Horoskopi javor: Zbulo se çfarë do të ndodhë me shenjën tënde

Një bashkëpunim i vështirë do të ndodhë mes Marsit në Dem dhe Plutonit në Ujor, për të të sfiduar që të kuptosh më mirë perspektivat e të tjerëve, edhe në rast se nuk bie dakord me ta. Të premten, Dielli dhe Mërkuri do të bashkohen në Binjakë për të të sjellë ca zgjidhje të reja për problemet e tua.

Dashi

Është mëse në rregull që të mos biesh dakord dhe të kesh pak konflikt me të tjerët, për sa kohë nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë shumë serioze. Do të ndjesh pak tension në ajrin e së martës, sidomos me miqtë e tu, por mos beso gjithçka që të thuhet. Të premten, e gjitha kjo do të zbehet dhe komunikimi do të triumfojë sërish.

Demi

Vlerësimi duhet të jetë reciprok. Duhet t’ia dish vlerat vetes dhe të mos i ulësh standardet, por nga ana tjetër, të vlerësosh të tjerët. Të premten, gjatë bashkëpunimit të Diellit dhe Mërkurit në Binjakë, do të kesh disa goditje në aspektin ekonomik, por do të ringrihesh sërish. Afërdita do të të ndihmojë shumë në zonën e romancës, sidomos për të shprehur më mirë ndjesitë e tua.

Binjakët

Mos mendo shumë dhe gjatë, sepse me shumë gjasa, nuk është aq serioze. Plutoni dhe Marsi të thonë të mos e vrasësh mendjen, sidomos për situata që nuk janë aq të rëndësishme. Mërkuri dhe Dielli të fuqizojnë mendimin dhe arsyetimin në mënyra që ti më parë nuk i kishe njohur. Edhe Afërdita do të të japë një dorë, pasi do të hyjë në Gaforre, për të të sjellë më shumë para.

Gaforrja

Besimi është shpeshherë tinëzar, sidomos nëse ti je i/e bindur për një person, por mund të mos jesh treguar mjaftueshëm vigjilent/e. Bashkëpunimi i Marsit dhe Plutonit të motivon të përfshish ngjyra në mendimin tënd dhe të largohesh nga qasja ‘bardhë e zi’. Rishiko besimin te miqtë e tu dhe gjej mënyra si mund të harmonizosh dhe zbukurosh jetën tënde.

Luani

Të lidhesh me të tjerët është një aftësi, që fatmirësisht ti e ke. Marsi dhe Plutoni do të të ndihmojë që të shohësh talente dhe qasje të ndryshme në miqësitë që ke, ose në ato të rejat që do të krijosh. Spastro mendjen nga mendimet negative dhe nga gjërat që rishtazi të kanë nevrikosur.

Virgjëresha

Kushtoji vëmendjes tablos së madhe, por edhe detajeve të vogla, e dashur Virgjëreshë! Planetet do të të ndihmojnë që të balancosh situata të ndryshme dhe të përqendrohesh atje ku duhet, për të kuptuar më mirë ndodhitë dhe njerëzit në jetën tënde. Afërdita do të ndriçojë zonën e miqësisë, duke i bërë paksa të paqarta vijat mes dashurisë dhe shoqërisë.

Peshorja

Afirmimet pozitive janë çelësi, Peshore! Foli vetes me dashuri, mirësi dhe dhembshuri, sepse fundja, nga kjo nis dashuria për veten, për mendjen dhe trupin tënd. Gjithashtu, mënyra se si ti e sheh veten reflektohet tek të tjerët, ndaj bëj gjërat që ke qejf dhe të dhurojnë lumturi. Zgjero horizontin, frymëzohu dhe përpiqu për të pasur më shumë sukses.

Akrepi

Gjej një të mesme të artë! Nëse ke mundësi të përfitosh nga diçka, kape mundësinë dhe nëse është sfiduese. Të premten, Dielli dhe Mërkuri do të bashkëveprojnë për të ndriçuar zonën tënde erotike dhe dëshirat që të dhurojnë kënaqësi të reja. Do të tërheqësh njerëz që të ndihmojnë të ushqesh kuriozitetin tënd, në çdo mënyrë.

Shigjetari

Planetet si Marsi dhe Plutoni do të të ndihmojnë, por jo në një formë të thjeshtë! Do të sfidojnë mendësitë e tua, aftësitë për t’u përqendruar dhe detajet e vogla që do të të motivojnë të krijosh një koncept të ri në jetën tënde. Mërkuri dhe Dielli gjithashtu fuqizojnë aftësinë tënde për negocim.

Bricjapi

Jeto sipas vlerave të tua! Frymëzohu për t’u përmirësuar dhe për të ecur në shtigje të panjohura, të cilat me shumë gjasa do të të ndihmojnë shumë në të ardhmen. Të duhet një mënyrë e re dhe interesante për ngritjen e humorit. Deri tani nuk e ke gjetur, por ne e dimë që do ta bësh!

Ujori

Do të komunikosh menjëherë me të gjithë njerëzit që ke për zemër, në mënyrë që t’i lejosh ata të lidhen me ty dhe të të njohin më mirë. Dielli dhe Mërkuri të bëjnë të jesh një person me më shumë vetëbesim dhe kurajë. Këtë javë, me shumë gjasa, do të jesh më i/e lumtur dhe do të gjesh gëzim edhe në gjërat më të vogla.

Peshqit

Shërohu duke folur! Nëse ti nuk i tregon problemet dhe vuajtjet e tua, me shumë mundësi, nuk kanë për të të dalë nga shpirti dhe do vijojnë të të rëndojnë. Përqafo një mendësi më pozitive, që të kërkosh dhe gjesh lumturinë. Ti e di: Të rrethosh veten me njerëzit e duhur është hapi i parë i një jetese më të paqtë.