... Nami.al

Tensione para Ministrisë së Arsimit, studentët presin demokratët me thirrjet “Arresto Berishën”

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione pas mbërritjes së mbështetësve të Partisë Demokratike, të cilët iu bashkuan tubimit pasi kishin marshuar më herët nga Kryeministria.

Pavarësisht pranisë së demokratëve, studentët kanë vijuar të shprehin qëndrimet e tyre kundër të dy drejtuesve kryesorë politikë, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.

Gjatë protestës janë dëgjuar një sërë parullash, mes tyre “Rama në burg, Berisha në burg”, “Arresto Berishën”, “Poshtë komunistët” dhe “Poshtë patronazhistët”.

Thirrjet e studentëve kanë krijuar momente tensioni në tubim, duke nxjerrë në pah qëndrimet kritike të tyre jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj opozitës.