... Nami.al

Video/ “Rama në burg, Berisha në burg”, mbështetësit e PD qëllojnë me shpulla qytetarin!

Një incident është shënuar në protestën që po mbahet në kryeqytet, ku një qytetar që ka thirrur Rama në burg, Berisha në burg.

Në këtë moment është qëlluar me shpulla nga simpatizantët e Partisë Demokratike.

Gjithçka nisi pasi protestuesi bëri thirrje kundër të dy liderëve politikë, duke brohoritur “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Më pas kanë nisur tensionet, ku demokratët në protestë e kanë goditur me shpulla dhe me fjalë. Më pas kanë ndërhyrë edhe të tjerë protestues. 


Ky është incidenti i parë i raportuar gjatë tubimit të sotëm të Partisë Demokratike, i organizuar para Kryeministrisë.