...
Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi është kapur në flagrancë me sasi lënde narkotike heroine.
Sipas forcave blu, personi me inicialet B.P, i kishte bërë gati lëndët narkotike për shitje në lagje të ndryshme të qytetit.
“Nga hetimet intensive dhe kontrollet e pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat arrestuan shtetasin B. P., 45 vjeç, banues në Berat. 45-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “22-Tetori”, teksa mbante me vete, një sasi lënde narkotike heroinë, të ndarë në doza, për shitje në lagje të ndryshme të qytetit”, thuhet në njoftimin e policisë.